Prostituta vret shefin e Google (FOTO-LAJM)

Një 26 vjeçare u arrestua të premten për vrasjen e Forrest Hayes, 51 vjeç, babai i pesë fëmijëve. Dyshohet se prostituta vrau shefin e kompanisë Google në jahtin e tij, duke i injektuar atij një dozë fatale me heroinë. Pasi e kreu krimin, ajo përfundoi gotën e verës, mblodhi gjërat e saj dhe u largua.

Tichelman u njoh me Hayes përmes një faqe për takime të tilla. Ditën kur u takuan në jahtin e tij Escape, ajo kishte blerë edhe heroinë.Pamjet e kamerave të sigurisë në jahtin luksoze tregojnë se si ai ndërron jetë, kurse Tichelman nuk bën asnjë përpjekje për ta ndihmuar apo për të njoftuar policinë.Hayes u gjet mëngjesin tjetër nga kapiteni i anijes.

Policia e gjurmoi autoren e krimit dhe një oficer organizoi një takim me të. Ajo kërkonte 1 mijë dollarë në këmbim të seksit. Së bashku u takuan në një hotel, ku edhe iu vendosën prangat.Mendohet se ajo ka bërë një tjetër vrasje të ngjashme.

Shtuar më 10/07/2014, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori