Propozimi për martesë, hit në YouTube (VIDEO)
Kjo video u ngarkua kohët e fundit në Youtube dhe është e garantuar që do të ketë përhapje të madhe në ditët e ardhshme. Deri tani numri i shikuesve ka arritur rreth 266 mijë dhe ka vetëm 2 ose ndoshta 3 ditë që është lëshuar në YouTube.

"Heroi" i videos, Matt, i propozon të dashurës së tij për martesë në një mënyrë të veçantë, por përpara se të bëjë pyetjen e madhe, ai i shfaq asaj në një kinema, një filmim të cilin e kishte realizuar vetë ai. Mendohet të jetë me të vërtetë propozimi më i bukur për martesë. Matt duket se ka qënë shumë i sigurtë pasi ka thyer një rregull të rëndësishëm të propozimit për martesë- propozimet në publik mund të jenë "të rrezikshme". /albeu.com/


Shikoni videon:

Shtuar më 18/05/2011, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori