Propozim martese në kampionatin e bilardos
Brian Witght ka vendosur që ti propozojë të dashurës së saj Lisa martesën “live” në kampionatin e bilardos.

Lisa Dunks ka patur një ndjesi krejt të veçantë kur ka parë të dashurin e saj ti bënte propozimin për martesë në sallën ku po zhvillohej kampionati botëror i bilardos përpara një mijë spektatorëve.

Pasi nxori një unazë ai tha “ti je shpirti im. Unë të dua me gjithë zemrën time”.

Lisa mendoi në fillim se Brian Witght po merrte një çmim për pjesëmarrjen e tij të 20-të në turne përpara se të niste loja. Por nuk do ta besonte se ai në fakt do ta ftonte në skenë dhe do të ulej në gjunjë për ti kërkuar të martohej me të.
Shtuar më 30/04/2012, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori