Pronari u puth këmbët punonjësve (VIDEO)
Ndodh edhe kështu! Një pronar u ka puthur këmbët punëtorëve të tij. Duhet sqaruar që nuk e ka bërë me dëshirë, por e ka detyruar një polic 30-vjeçar, që e ndiqte lart e poshtë nëpër dyqan me armë në dorë.

Është raportuar se polici ka probleme mendore. Në video mund të shihet qartë që detyron pronarin e dyqanit të bëjë atë që kurrë nuk do ta kishte bërë me vullnet të lirë. Më herët, ai kishte detyruar një burrë të hiqte rrobat, të pinte ujë nga dyshemeja dhe të hante mbeturina nga një kosh plehrash.

Nga pronari i dyqanit kërkonte jo vetëm të puthte vartësit, por edhe të vriste veten duke futur gishtat në prizë. Aventura mbaroi me ardhjen e policisë dhe arrestimin e të riut.
Shtuar më 01/10/2013, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori