Rastet e humbura nuk e kanë “zbehur” besimin e Chelsea për Brojën, klubi mban shqiptarin dhe nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Lajme shumë pozitive vijnë nga Anglia për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po pret të mësojë cila do të jetë e ardhmja e tij, teksa çdo deklaratë që bëhet ndaj tij bëhet lajm jo vetëm në Shqipëri por edhe në Angli.

E fundit vjen nga gazetari i njohur britanik, Alex Crook, i cili në një deklaratë për “GiveMeSport” ka theksuar se pronari i Chelsea, Todd Boehly preferon të mbajë Brojën, ndërsa mund të nxjerrë në shtije “super yllin” e skuadrës, N’Golo Kante.

“Mendoj se Bohli po kërkon që të heqë qafe Timo Werner, bashkë me shumë prej atyre që kanë rroga të larta.

Do të dëshironte më shumë që të mbante lojtarë si Levi Colwill e Broja, dhe të ndërtonte skuadër për të ardhmen, ndërsa përfiton financiarisht nga shitja e emrave si Werner, Callum Hudson Odoi, apo emra të cilët nuk kanë përmbushur pritshmërinë, Barkley e ndoshta edhe N’Golo Kante”, ka theksuar gazetari i njohur britanik.


Shtuar 1.08.2022 19:21