Pronari restorantit vendos të shkarkojë guzhinierët dhe të punësojë gjyshet nga mbar bota
Të gjithë shkojmë në shtëpitë e gjysheve për të provuar gatimet e tyre të shijshme. E nisur nga kjo ide, pronari i një restoranti në Staten Island, Nju Jork, në vend të punësimit të kuzhinierëve profesionistë nga shkollat më të famshme të gatimit, vendosi të punësojë gjyshe nga pjesë të ndryshme të botës.

Për rreth 10 vjet, pronari, Jody Scaravella, ka hapur kuzhinat e tij për gjyshet e të gjitha nacionaliteteve. Në fillim, duke marrë parasysh origjinën e tij, filloi vetëm me gjyshet italiane. Tani, në këtë restorant, recetat vijnë nga Siria, Polonia, Nigeria, Venezuela, Ekuadori, Turqia, Franca dhe shumë vende të tjera. Për më tepër, midis kuzhinierëve është edhe Giuseppe Fraia, një gjysh i origjinës kalabre, i cili është përgjegjës për përgatitjen e makaronave. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori