Probleme me gjumin gjatë natës? Provoni këtë erëz çudibërëse
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
E keni menduar se një erëz e cila gjendet në kuzhinën tuaj mund t’u vërë në gjumë sa hap e mbyll sytë?

Kjo erëz, e cila quhet qimnon, do t’ju bëjë të harroni netët pa gjumë. Ajo është përdorur për mijëra vjet si një bimë mjekësore me veti shëruese të shumë sëmundjeve.

Qimnoni është shumë efektiv në trajtimin epagjumësisë. Kur ai kombinohet edhe me përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm, jep një rezultat që mund të mos e keni menduar kurrë. Ai rregullon nivelin e sheqerit në gjak, duke promovuar kështu edhe gjumin, dhe ju bën ju të flakni tutje tabletat e gjumit.

Përbërësit:
1 lugë çaji fara qimnoni
3 gota ujë
1 lugë çaji mjaltë
1/2 limon
1/4 lugë çaji shafran Indie

Përgatitja:

Shtoni ujin dhe farat e qimnonit në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr. Lërini të ziejnë për rreth 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun me anë të një kullese dhe hidheni atë në një çajnik.
Shtoni në të mjaltin, lëngun e limonit dhe shafranin e Indisë. Përzriejini mirë që përbërësit të kombinohen me njëri-tjetrin.

Mund të pini çdo natë një filxhan nga ky lëng paara se të shkoni në shtrat. Ajo do të veprojë shumë shpejt, duke ju bërë të flini pa u munduar shumë, shkruan Shije.

Të nesërmen në mëngjes do të ndjeheni shumë më të çlodhur, dhe mbi të gjitha, të ngopur me gjumë./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".