Rikthehen reshjet e shiut, temperaturat rriten me 5 gradë, si pritet të na gjejë fundjava

Dita e sotme ka nisur me një rritje temperaturash e cila do të vijojë edhe në orët e mesditës. Jemi të paktën 2-3 gradë më ngrohtë se një ditë më parë gjatë orëve të para të ditës. Në orët e mesditës presim që temperatura të arrijnë mbi 20°C.

Kthjellime do të ketë në veri dhe në qendër të vendit, ndërsa jugu do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare ndërsa pasdite vranësira më të dukshme.

Era do të jetë e lehtë, nuk do të jetë problematike.

Edhe dita e enjte mbetet krysisht e kthjellët, vranësirat janë të lehta dhe kalimtare, po ashu të pretmen bëhen më të dukshme vranësirat që në orët e para të ditës dhe gjatë gjithë ditës së premte.

E shtuna do të ketë fuqizim të vranësirave dhe rreshje të pakta, pjesërisht në zonat jugore, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Termometri do të shënojë rritje të vazhdueshme gjatë orëve të mëngjesit në 3 ditët në vijim. Po ashu në orët e mesditës.

Presim kulmimin e vlerave termike të premten dhe të shtunën me temperatura nga 7°C minimumi në 25°C maksimumi./albeu.com/


Shtuar 13.04.2022 16:30