Prindërit tapë, fëmijët në park pa përkujdesje (VIDEO)
Forcat e rendit në Lviv Oblas të Ukrainës, kanë zgjuar disa prindër të papërgjegjshëm që i kishin lënë katër fëmijë pa asnjë kujdes, ndërsa kishin humbur ndjenjat nga konsumi i madh i alkoolit.

Gruaja 35-vjeçare dhe burri saj shtatë vjet më i ri, po flinin derisa të fëmijët e tyre, përfshirë edhe një vajzë nën një vjeçe, qëndronin nën rreze të forta dielli.

Fëmijët që qanin janë marrë nën kujdes, ndërsa prindërit e tyre u dërguan në mbajtje dhe pritet të dalin para drejtësisë.

Raportohet se gjatë marrjes në pyetje, nëna nuk iu ka ditur as emrat, por bashkëshorti saj është kthjellur më shpejtë./albeu.com/






Shtuar më 27/07/2017, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori