Prindërit alarmohen nga trendi i ri i kukullave për fëmijë (FOTO LAJM)

Zakonisht, kompanitë që tregtojnë dhe prodhojnë kukulla janë kujdesur t'i bëjnë me gjini asnjëanëse, për të qenë më afër përfaqësimit të shoqërisë. Së fundmi, për t'i përfshirë më shumë djemtë e vegjël të luajnë me kukulla, një prodhues lodrash "MGA" lançoi linjën e kukullave LOL Surprise për djem.

Kjo markë, e famshme për krijimin e kukullave Bratz tashmë vjen me krijimin e versionit mashkull të kukullës LOL, por ata që nuk e kanë pritur fare mirë këtë linjë, kanë qenë të rriturit.

Për ta bërë edhe më interesant elementin surprizues të lodrës, prindërit nuk e shihnin dot nga kutia çfarë kukulle po blinin dhe në momentin që e hapën, vunë re se kukullat djem, kishin të vendosur edhe organin gjenital.

Të shqetësuar, ata janë drejtuar kompanisë në rrjete sociale për t'i kërkuar një shpjegim rreth detajit të pavend. Të tjerë, e kanë quajtur si "të shpifur" një veprim të tillë për një fëmijë 3-vjeçar që do thjesht të luajë.

"Nuk kemi ndërmend të blejmë më asgjë nga LOL. Pse dreqin duhet kukullat çuna të kenë organin gjenital?"- shkruan një nënë në Facebook.

Kompania prodhuese, u njoftua me pakënaqësinë e prindërve dhe tha se ky element është shtuar për të qenë më afër realitetit dhe jetës së vërtet, por thjesht është dizenjuar keq për fëmijët.

"Për vite me radhë industria e lodrave është përpjekur për të shkuar drejt kukullave që janë më të vërteta dhe korrekte nga ana anatomike. Besojmë që ky trend doli për të qëndruar gjëtë dhe do të vijojmë me kukulla që specifikojnë gjininë e tyre ekskluzive. Mendojmë që djemtë do të jenë të emocionuar të kenë në duar një kukull që është fiks si ta."
Shtuar më 11/12/2019, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori