“Princesha” saudite grabit miliona euro bizhuteri në Paris
Një grua ka vjedhur 1,6 milioni euro bizhuteri në një argjendari luksi në Paris, pasi i kishte zëvendësuar me çokollata të vogla.

Për të vënë në jetë planin e vjedhjes, hajdutja u hoq si princeshë shumë e pasur nga Emiratet e Bashkuara dhe nisi të vërë mënjanë disa bizhuteri të shtrenjta, duke siguruar argjendarin se të nesërmen do sillte çekun e bizhuterive të ndara veçmas.

Sipas televizionit Lci, i cili përcolli lajmin, gruaja është prezantuar të martën në një argjendari në rrugën “Saint-Honoré”, në zemër të kryeqytetit francez. Pasi ndau mënjanë disa bizhuterikasafortën e argjendarisë, duke premtuar se do vinte të nesërmen me një çek banker.

I shqetësuar për mos ardhjen e pagesës, argjendari riahp kasafortën, duke zbuluar se brenda kutive nuk kishte më asgjë, përkundrazi, vetëm çokollata të vogla për ngushëllim.

Hajdutja kishte marrë jo më pak se 1,6 milioni euro. Çështja i kaloi për hetim policisë pariziane.
Shtuar më 03/08/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori