Aksident zinxhir në autostradën Tiranë – Durrës, përplasen 7 mjete (VIDEO)

Një aksident masiv ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës. 7 janë mjetet e përfshira në aksident.

Siç shihet dhe nga pamjet, pasojat e aksidentit nuk janë të rënda, dhe dëmet janë vetëm materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se policia është nisur për në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./albeu.com