Prifti bëhet viral, bekon njerëzit me pistoletë me ujë në kohë pandemie (FOTO LAJM)

Një prift mjaft krijues në Detroit, Miçigan, gjeti një mënyrë tepër origjinale, por edhe të efektshme, për të kryer shërbesat fetare edhe në kohë pandemie.

I vendosur në hyrje të kishës së tij “St. Ambrose”, At Tim Pelc mban në duar një pistoletë me ujë, me të cilën bekon në distancë besimtarët që afrohen me makinë.

Fotot e gjetjes së tij kanë bërë xhiron e rrjetit, ku nuk kanë munguar edhe memet, duke e krahasuar priftin me një “coëboy” të vërtetë në Perëndimin e Egër amerikan.

“Mu duk gjëja më e mirë për të bërë duke respektuar rregullat e karantinës”, tha ai për “Today”. “Të gjithë e pëlqyen dhe e vumë në zbatim”.

Shtuar më 19/05/2020, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori