Apple sjell katër modele të ndryshme të iPhone 12, zbuloni çmimin e secilës (VIDEO)
Kompania Apple duket se ka gati serinë e re të pajisjeve celulare iPhone.

Në eventin e ditës së sotme është prezantuar iPhone12 që do të vijë në katër modele: iPhone12, iPhone 12 Mini, iPhone 12 Pro dhe Pro Max. Ende nuk është përcaktuar se kur do të dalin në shitje.

-iPhone 12 – Do të ketë dizajn të ri ndërsa ekrani do të ketë mburojë qeramike. Në pajisjet e reja do të ketë teknologji 5G, por që zbret në 4G kur nuk nevojitet shpejtësia dhe që të ruhet bateria. Cmimi i këtij celulari do të fillojë nga 799 dollarë për 64GB.



-iPhone 12 Mini – Është i njëjtë me iPhone 12 por me përmasa më të vogla. Cmimi do të fillojë nga 699 dollarë për pajiset me 64GB.

-iPhone 12 Pro dhe Pro Max – Do të ketë sistem zoom në kamerë si dhe nuk do të mungojnë karakteristikat si Dolby Vision HDR dhe ProRAW për videografë profesionistë.



-Cmimi për iPhone 12 Pro do të fillojë nga 999 dollarë për pajisje me 128 GB, ndërsa për iPhone Pro Max fillon cmimi nga 1099 dollarë.

Do të ketë dalë në treg edhe pajisja HomePod Mini që do të kushtojë 99 dollarë.

Shtuar më 13/10/2020, ora 23:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori