Prezantohet "bisha" 1,7 milionë dollar, pa çati dhe dhe xham të përparmë (FOTO LAJM)
McLaren ka prezantuar supermakinën e radhës që kushton 1,7 milionë dollarë, por që nuk ka çati. McLaren Elva është thjesht një makinë e hapur që nuk ka as
xham të përparmë. Gjithësesi, klienti që është i interesuar mund të shtojë disa dollarë më shumë në mënyrë që ky
xham t’i vendoset
makinës.
Për të penguar erën që të të përplaset në fytyrë,
Mclaren ka një
Sistem Menaxhimi Aktiv të Ajrit që nis të funksionojë kur makina udhëton me mbi 40 km/h. Ky
sistem e drejton ajrin anash
makinës duke krijuar atë që në markën britanike e quajnë “flluska e qetësisë”.
Nëse drejtuesi i
makinës pëson një aksident ku mjeti përmbyset, ai do të mbrohet nga një
sistem rrotullimi mbrojtës. McLaren ende nuk ka dhënë detaje për këtë
sistem.
Është bërë e ditur se vetëm 399 McLaren Elva do të prodhohen dhe porositë e para do të shpërndahen në fund të vitit 2020.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 12:30