Nënshkrimi i marrëveshjes me PD për zgjedhjet lokale, Meta: I bindur për fitoren e padiskutueshme në Tiranë dhe shumicën e bashkive

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreun e PD-së Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit, kreu i Partisë së Lirisë,  Ilir Meta është shprehur se, ky bashkim do të sjellë fitore në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive.

“Do të shprehja kënaqësi për arritjen e kësaj marrëveshje me PD të cilën do ta konsideroja historike për arsye sepse është marrëveshja më parimore e demokracisë dhe na angazhon fuqimisht ë drejtim të garantimit të demokracisë direkte. Referendumet, primaret, transparenca, llogaridhënia do të bëjnë të mundur të kemi një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur nën kontroll ata që abuzojnë me vullnetin e sovranit për të nëpërkëmbur qytetarët. Si kreu i PL dua të shpreh kënaqësinë e madhe se po marrim mbështetje të madhe nga PD, sa i takon ushtrimit të drejtës kushtetuese me referendume në nivel lokal dhe vendor. Jam i sigurt që është marrëveshje historike sepse do të marrin fund bunkerbashkitë, modele të nëpërkëmbjes së qytetarit dhe grabitjes së taksave të tyre siç ndodh cdo ditë e çdo sekond. Dua të shpreh bindjen se është një marrëveshje që do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar qytetarë që u është marrë penga nga kapja e shtetit nga qeveria aktuale. Në këtë drejtim shpreh bindje në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në shumicën e bashkive. 4 vjet ku opozita nuk ka asnjë këshilltar kanë qenë aq shumë për të kuptuar se nuk ka më çfarë të preshësh nga ky model”, tha Meta.


Shtuar 27.10.2022 12:43