Tronditet Durrësi, momenti kur pallati 6 katësh rrafshohet në tokë (VIDEO)

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Durrës (IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë shembur në mënyrë të kontrolluar pallatin 6 katësh në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Kujtojmë se ditën e djeshme, për arsye sigurie, Bashkia e Durrësit njoftoi banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati, të largoheshin nga shtëpitë, të linin hapur dritaret dhe të ulnin pajisjet në tokë, pasi do të ketë tronditje nga shpërthimi./albeu.com