Iliri 100 milionëshi i Sabianit por edhe i Keisit? Nga aktrimi tek reality, ajo tregon gjithçka

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Keisi Medini, Maksim Aladini dhe Englis Husha të cilët folën për filmin e tyre “Gjurmë pa shenjë”.

Filmi ndodhet ende në kinematë shqiptare, ndërkohë që të tre pohuan se kishte dalë jashtë pritshmërive të tyre, duke qenë se për to ishte hera e parë si aktorë, por dhe për vetë Maksimin të realizonte një film.

A është Keisi më e pagurara nga kasti i filmit “Gjurmë pa shenjë”? Maksim pohoi me humor se ka marrë kredi që të paguaj Keisin. “Unë kam marrë kredi që të paguaj Keisin”, ishte batuta që shkaktoi të qeshura në studio.

Ermali e pyet Keisin se duke qenë e pranishme mes shumë kamerave a e shihte të mundur të ishte pjesë e një reality show si Big Brother. Ajo u shpreh se mund të ishte një mundësi që të ishtë pjesë e një formati të tillë, dhe sigurisht që mbështet Ilirin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“E kam karakterin e fortë, por e kam më frikë duhet ta mendoj pak si shumë. Por të them të drejtën e kam qef”.

Ermali e “ngacmon” nëse 100 milionëshin e saj do ta ndante po ashtu me Ilirin. Keisi jo vetëm e konfirmon, por edhe ajo si babai fitoren ja dedikon vetëm Ilirit.


Shtuar 2.02.2022 18:23