Prekëse, foshnja mbështillet me dorezat e babait (FOTO LAJM)

Kjo është një histori e dhimbshme ku një foshnjë është mbështjellë në dorezat e motorit të të atit i cili nuk jeton më. Fotoja e fotografes Kim Stone, ka brë xhiron e botës pas postimit prekës të gruas në faqen e saj në "Facebook".

E vogla Aubrey nga Florida, SHBA është vetëm 3 javëshe dhe për fat të keq nuk do të ketë mundësi që ta prekë më babanë e saj, Hector Ferrer Alvarez, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik me motor një muaj para lindjes së fëmijës së tij.

"I ati i saj i donte shumë motorët dhe mbante gjithnjë mjetet mbrojtëse. Donte të sigurohej gjithnjë. Nuk mund të rrezikonte ndërkohë që priste të bëhej baba, por për fat të keq nuk mund ta mbajë më mes krahëve. Thonë se kur fëmijët qeshin në gjumë, po flasin me engjëjt", shkruan kështu Kim në postimin e saj, duke treguar foton e vajzës së vogël, e cila qesh mes dorezave dhe skafandrës së babait, i cili duket sikur po e mban mes krahëve.

Ajo që kishte idenë e kësaj fotoje, ka qenë gjyshja dhe tani, mamaja e të voglës Kathryn Seable Williams, ka njoftuar në gazetën “Daily Mail”, që do ta mbajë "screen"-in e postimit në Facebook për t’ia treguar një ditë të bijës, kur të rritet aq sa për të kuptuar.

Nënë e bijë tani kanë mbetur vetëm dhe në ueb, është hapur një llogari për mbledhje fondesh, e mbështetur nga vetë fotografja për t’i ndihmuar ato në mënyrë konkrete. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori