Prekëse, 10 vjeçari qep rroba për të pastrehët (VIDEO)
Kjo është një histori prekëse që tregon një djalosh 10 vjeçar, i cili kishte jetuar më parë në një kamp për të pastrehët, tashmë ai kohën e tij të lirë e kalon duke qepur rroba në makinën qepëse të nënës së tij. Djaloshi 10 vjeçar me lekët e xhepit siguron materialet e nevojshme për të realizuar rrobat për të pastrehët.

Nëse 10 vjeçarët e tjerë kohën e lirë e kalojnë duke shikuar filma me super-heronj, apo duke luajtur me video-lojëra, Xavier Elliott duket se i ka vënë synim vetes që të bëjë vepra të dobishme për njerëz, të cilët kanë më shumë nevojë.

Kur babai i tij ishte kthyer në shtëpi, në Arizona, pasi kishte shërbyer në Irak, ai ishte diagnostikuar me çrregullimin e stresit posttraumatik dhe Xavier e familja e tij kanë kaluar disa vjet në 6 qendra të ndryshme për të pastrehët.

Ndërkohë me kalimin e viteve ato kanë arritur që të rehatohen në një shtëpi të tyren, 10-vjeçari s'i ka harruar ata që i ka lënë pas e paratë e tij të xhepit i shpenzon duke blerë materiale, pulla e gjësende të tjera që të mund të qepë rrobat.

"Mendoj se ideja i erdhi pas të gjitha atyre që i përjetuam dhe deshëm ne ta bënim një dallim të vogël për ata njerëz në nevojë", i ka deklaruar e ëma, Stephanie "Huffington Post". /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2015, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori