Prej 16 vitesh vuan nga anoreksia, e reja: Më ndihmoni! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Stephanie Rodas, 28 vjec, ka luftuar me anoreksinë që nga mosha 13 vjec.

Gjatë 16 viteve ajo ka jetuar me një peshë kërcënuese për jetën.

Dhe pavarësisht se u dërgua në klinika të panumërta dhe spitale nga familja e saj, ajo gjithmonë kishte probleme me ngrënien, përcjell albeu.com.

Mjekët po i bëjnë një sërë testesh të zemrës, testeve të gjakut dhe ultrazërit për të zbuluar se si kjo sëmundje ka gjymtuar trupin e saj.

Stephanie qan pasi kërkon ekspertët për ndihmë për t'u shëruar nga sëmundja e cila ka qenë normë për pjesën më të madhe të jetës së saj.

Gjatë fëmijërisë së Stephanie ajo ishte mbipeshë, ndërsa gjatë adoleshencës ra pre e sëmundjes së pamëshirshme.

"Kur isha 13 vjeç, isha mbipeshë dhe fëmijët më shanin dhe ofendonin. Nuk mund të marr më shumë se 100 kalori në ditë dhe bëj 10 orë ushtrime", thotë ajo. /albeu.com/













Shtuar më 20/11/2017, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori