Portokallia do të vijë më dy moderatorë të rijn
Një nga emisionet e humorit më të ndjekur në Shqipëri do të nisë sezonin e ri këtë të dielë. “Portokalli” për të disatin vit rradhazi do mbyllë javën në Top Channel me plot të qeshura e humor, por kjo nuk është diçka e re, shkruan Albeu.com

Surpriza që ka rezervuar produksioni i emisionit duket se ka të bëjë me moderatorët. Dyshes së konsoliduar, Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut, që gjithmonë e më shumë i shohim në realizimin e roleve e në aktrim, do ti bashkohen dy moderatorë të rinj.

Këtë e ka pohuar regjizori i programit mbasditen e djeshme, i ftuar në “Ftesë në Pesë”. Altin Basha gjatë intervistës tregoi se prurjet e reja nuk do të mungojnë si në çdo fillim sezoni, por surpriza më e madhe janë drejtuesit e “Portokalli”.

“Fillojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do të vazhdojmë me surpriza të tjera. Kemi shumë produkt i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do të vijojnë në sezon. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur”- rrëfeu regjizori. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori