Porositi midhje në restorant por gjeti perlën e shtrenjtë, burri bëhet viral
Një burrë ëstë bërë i njohur në të gjithë botën, pasi dicka i ndryshoi papritur jetën.

Ai porositi nën një restorant një vakt rreth 13 euro me midhje dhe në njërën prej tyre gjeti një perlë që mund të vlejë 2 mijë deri në 4 mijë euro.

Kjo është surpriza që i ka ndodhur 66-vjeçarit Rick Antosh, në një restorant në qendër të Nju Jorkut në Manhattan.

Burri po bisedonte me të kur në një moment ai po kafshonte diçka që fillimisht mendoi se ishte ndonjë pjesë midhjeje. “Ndjeva se diçka ishte e çuditshme në gojën time. Fillimisht mendova se ishte ndonjë dhëmb”, tha ai.

Por duke e marrë sferën e vogël në dorë, kuptoi se bëhej fjalë për diçka anormale. Klienti kërkoi informacion në restorant dhe vendimi erdhi menjëherë: ishte një margaritar.

“Shefi i restorantit më tha se punon aty prej 28 vitesh dhe kjo është hera e dytë që ndodh”, tha Antosh. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2018, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori