Tottenham me “poker” rikthehet te fitorja (VIDEO)

Tottenham ka arritur të marrë një fitore të thellë ndaj Leeds në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 0-4.

Serinë e golave e hapi Doherty në minutën e 10-të. Pesë minuta më vonë dyfishohet rezultatin me anë të Kulusevskit i cili realizoi një golë shumë të bukur.

Në minutën e 27-të ishte përsëri Tottenham që trefishon shifrat me anë të bomberit, Harry Kane.

Pjesa e dytë ishte më intensive dhe e ashpër ku u morën 7 kartona të verdhë. Në minutën e 85-të Tottenham shënon edhe golin e katërt me anë të Son.

Kështu Antonio Conte ka marrë një fitore të rëndësishmë për të shtuar adrenalinën pasi klubi po gjykohej shumë me performancën e ndeshjeve të fundit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 15:27