Hoqi Berishën nga PD, demokratët i sulen Bashës në hyrje të Kuvendit: Paç faqen e zezë, qaraman! (FOTO LAJM)

Lulzim Basha bashkë me grupin parlamentar i është drejtuar sot Kuvendit, por pa Sali Berishën.

Vendimi i tij i mbrëmshëm për të përjashtuar Berishën nga grupi parlametar, ka shkaktuar shumë debate brenda demokratëve dhe pakënaqësi.

Një grup simpatizantësh janë mbledhur para Kuvendit për të pritur Berishën por që nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj Bashës kur ai po kalonte drejt Kuvendit.

Paç faqen e zezë, Basha qaraman, hiqeni Bashën nga PD”,-ishin këto disa nga thirrjet që u dëgjuan në momentet kur Lulzim Basha përfundoi mbledhjen e grupit parlamentar dhe iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë.

Deklarata e Berishës në hyrje të Kuvendit:

Njeriu që shet Partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 10.09.2021 10:21