Policia zvicerane kërkon personin që ka lënë arin në tren
Në vjeshtë të vitit të kaluar, një person kishte lënë një sasi ari në tren. Policia zvicerane ende po e kërkon autorin e këtij veprimi.

Ky person ka kohë deri në 5 vjet që të vërtetojë se kjo sasi ari i përket atij, shkruajnë mediat zvicerane.

Ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2019, kur një pako me shufra ari me vlerë 182,000 franga zvicerane u gjet në një tren nga St.Gallen në Lucern, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasi ari nuk ka ende një pronar legal, kjo sasi u konfiskua nga Prokuroria Publike e Lucernit. Pretendimet për të justifikuar shufrat e arit mund të pohohen në prokurori brenda pesë vjetësh.
Shtuar më 15/06/2020, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori