Policia zbulon materialet e frikshme që u gjetën në shtëpinë e e Michael Jackson
Pëlqej
Policia kaliforniane më në fund ka bërë të ditur zbulimet shqetësuese që gjeti në shtëpinë e yllit të popit Michael Jackson më 2003.

Një raport i sapo bërë publik zbulon se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Neverland, në nëntor 2003, u gjetën sasi të mëdha materialesh pornografike që përfshinin burra, gra e fëmijë. Po ashtu u gjetën edhe foto torturash të kafshëve dhe materiale sao-mazokiste.

Sipas raportit të policisë, vetëm në dhomën e gjumit dhe në banjo u gjetën shtatë koleksione librash e videosh që paraqisnin djem në moshën e adoleshencës apo më të vegjël, të zhveshur ose pak të veshur. Një koleksion, me titullin Taormina Wilhelm Von Gloeden, përfshinte foto djemsh adoleshentë nga fundi i viteve 1800, shkruan Daily Mail.

Autoritetet gjetën edhe ilaçe për kurimin e varësisë nga seksi. Jackson ishte në Las Vegas gjatë kohës që autoritetet i kontrollonin shtëpinë dhe nxorën edhe një mandat arresti për të. Ai shkoi vetë në polici sapo u kthye në Kaliforni.

Pas një sinjalizimi, autoritetet kontrolluan edhe një depo të blerë nga këngëtari, ku gjithashtu gjetën materiale të shumtë pornografikë, si shënime, ditare, dokumente, foto, shirita audio e video, përcjell Syri.net.

"Dokumentet e mbledhur nga departamenti i sherifit në Santa Barbara pikturojnë një figurë të errët e të frikshme të Michael Jackson”, tha një hetues i çështjes për Radar Online.

"Ato e ekspozojnë si një predator manipulativ, i çmendur për seks e drogë, i cili përdorte foto të ndyra, të përgjakshme sakrificash kafshës me detaje seksuale dhe akte perverse seksuale të rriturish për të detyruar djemtë t'i bindeshin vullnetit të tij”.

Hetimi nisi pas një djalë 13-vjkeçar, Gavin Arvizo, akuzoi këngëtarin për ngacmim seksual. Disa djem të tjerë bënë akuza të ngjashme, për të cilin thuhet se pagoi rreth 200 milionë dollarë për t’u mbyllur gojën njëzet viktimave seksuale.

Jackson u akuzua për nëntë krime dhe rrezikonte deri 20 vjet burg nëse akuzat për ngacim fëmijësh vërtetoheshin. Megjithatë, juria e shpalli të pafajshëm në qershor 2005.



Shtuar më 11/10/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori