Alarm në selinë e OKB-së, dyshohet për një të armatosur në afërsi të godinës

Jashtë selisë së OKB – së, në Nju Jork, është dhënë alarm, pasi një person i armatosur ndodhet aty dhe refuzon të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe zyrat dhe thuhet se po negocion me personin e armatosur, ndërsa Q

qëllimet e tij mbeten të panjohura deri më tani.

Videot tregojnë një burrë me flokë të thinjura, me  këmishë të kuqe dhe një xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës duke mbajtur diçka që duket si një armë zjarri.

Në të njëjtën kohë në vendngjarje ndodhen disa automjete policie dhe efektivë të policisë. Në Tëitter, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg.

“Për shkak të një hetimi policor, shmangni zonën e Avenue 42 dhe 1”, thuhet në postim./albeu.com


Shtuar 2.12.2021 18:00

Tags: ,