Plazhi i Copacabanas mbushet me qindra notues
Qindra notues kanë marrë pjesë në notimin e popullarizuar në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro. Kjo gjë është një traditë e cila është mbajtur në vitet e mëparshme në këtë vend.

Evenimenti i njohur si “Travessia dos Fortes” organizohet në fillim të prillit që nga viti 2001, ndërsa e ka themeluar ushtria braziliane.

Pjesëmarrësit në këtë eveniment kalojnë së bashku rreth 3.8 kilometra nga bregu. Në këtë organizim jo rrallë janë të pranishëm edhe personalitete të njohura braziliane.

Shtuar më 02/04/2012, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori