Pjesa tjetër e "parajsës", shishet plastike pushtojnë Maldivet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 27 vjeçare ka realizuar një set fotografik në një nga vendet më të bukura në botë, e ndërsa për hir të së vërtetës është kthyer në një grumbullim mbetjesh. Njerëz të papërgjegjshëm që ndosin ambientin, kanë detyruar të renë të japë një mesazh të qartë, kjo reflektuar nëpërmjet fotove të ndryshme.

Maldivet janë të njohura për plazhet e mrekullueshme dhe akomodimin luksoz, por duket se realiteti është krejt tjetër. Alison Teal për të treguar sesi mbetjet kanë pushtuar plazhet, ka sajuar në moment disa veshje me shishe plastike.

Mbetjet kanë “pushtuar” rërën në Thilafushi, një ishull artificial që është krijuar për të shërbyer si një landfill. Mendohet se çdo person “prodhon” 3.5 kg plehra në ditë gjatë pushimeve dhe totali i tyre shkon në 400 ton plehra në ditë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori