Pjatat më e dashur e 31 dhjetorit, si të përgatisim përsheshin me pulë
Është më i lehtë dhe më i shijshëm nga sa e keni menduar! Hidhi një sy recetës dhe nis nga puna për përgatitjen në mënyrë që ta shijosh në darkë!

INGREDIENTËT
Lëngu i pulës ose gjelit që keni zierë
1 kg miell
1 lugë çaji sodë buke
2 vezë
1 gotë ujë i vakët
5 qepë të njoma
50 gram gjalpë
1 tufë nenexhik
Kripë, piper
Vaj ulliri për skuqje

UDHËZIMET
1.Në një tepsi sitni miellin. Krijoni një gropë në mes dhe shtoni vezët, sodën dhe kripën.

2.Punojeni mirë brumin dhe gradualisht shtoni ujin e vakët, derisa masa të bëhet kompakte.

3.Merrni një tavë me madhësi mesatare rrumbullake dhe shtroni në të brumin. Ngjesheni mirë dhe e shtypni sipër me një pirun.

4.E fusni në furrrë të piqet për 35 minuta në temperaturë 180 gradë.

5.Pasi të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe e mbuloni me një peshqir në mënyrë që kulaçi të kullojë.

6.Pasi kulaçi të jetë ftohur disi, filloni e thërrmojeni me dorë.

7.Në një tigan me pak vaj, skuqni qepët e njoma të grira imët. Tani shtoni dalëngadalë kulaçin. E rregulloni shijen me pak kripë, nenexhik dhe 5 lugë gjelle gjalpë.

8.I përzieni vazhdimisht. Nëse nuk keni një tigan shumë të madh, këtë proçes mund të ndani në dy pjesë.

9.Tani në tigan do të shtoni dalëngadalë lëngun e pulës derisa të arrijë tek niveli i duhur.

10.Nëse lëngu nuk ka kripë, duhet t’ia shtoni kulaçit për t’i rregulluar shijen.

11.I vendosni kapakun dhe e lini për 5-7 minuta në zjarr, derisa kulaçi ta thithë të gjithë lëngun.

12.Shërbejeni të ngrohtë së bashku me gjelin apo pulën e detit. Ju bëftë mirë!
Shtuar më 26/12/2019, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori