Pitonin më të madh në botë duhen dhjetëra vetë ta mbajnë (VIDEO)
Gjarpri më i gjatë në histori është Medusa, një piton i cili i takon Produksionit Full Moon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur pitoni u mat më 12 tetor të vitit 2011, kishte një gjatësi prej 7,67 metra, duke marr epitetin e gjarprit më të gjatë në botë.

Pitonët e tillë njihen për lëkurën që kanë dhe janë ndër gjarpërinjtë që jetojnë më së gjati. Ata normalisht rriten mes 3 deri në 6 metra, por ky tejkaloi këto shifra.

Për ta mbajtur gjarprin 10 vjeçar u deshën 15 persona, pasi ka edhe një peshë të rëndë, duke pasur parasysh se ushqehet me lepuj, derra e drerë dy herë në javë.

Pitoni 158.8 kg ka arritur që të hajë me një të përbirë drerin që peshonte 18 kilogramë.

Pitonët e tillë kryesisht popullojnë Azinë Juglindore, Indonezinë dhe Filipinet dhe njihen gjithashtu si notarë të mëdhenj.

Medusa është aktualisht e vendosur në "The Edge of Hell Haunted House" në Kansas City. Trajtuesit e saj thonë se ajo në fakt mund të tregojë kur është "koha e shfaqjes" për klientët, pasi ajo do të hyjë në atë që ata e quajnë modalitetin e performancës. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori