Pinte 8 litra Coca-Cola në ditë, vdes
30-vjeçares Natasha Harris nga Australia i ka ardhur vdekja si rezultat i konsumimit të tepërt të “CocaCola”.
Shpesh herë thuhet që nëse e tepron do ta pësosh, ndoshta kjo i ka ndodhur gruas së re nga Australia, e cila konsumonte 8 – 10 litra “CocaCola” në ditë.

Sipas përfundimit të mjekëve, Harris vuante nga hipokalemia ose nga niveli i ulët i potasiumit, i cili është shkaktuar nga konsumimi i tepërt i pijes dhe të ushqyerit keq.
Hipokalemia dobëson sistemin imunitar dhe shkakton simptoma të ndryshme dhe bën që zemra të rrah me ritme anormale.

Niveli i lartë toksik dhe i kafeinës që përmban Cola shërbejnë si stimulues dhe kjo thuhet që ka përshpejtuar vdekjen e saj.

Gruaja ishte aq shumë e varur pas pijes saqë mëngjesin e niste me “CocaCola” dhe para se të flinte e kishte të nevojshme të pinte më shumë se gjysmë litre.

Pas këtij rasti që i ka çuditur të gjithë, mjekët dolën në përfundimin se edhe konsumi i tepërt i ujit dhe i produkteve të tjera brenda një dite mund të prishë sistemin imunitar.
Shtuar më 20/04/2012, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori