Pinë solucion kozmetik në vend të alkoolit, 49 të vdekur në Rusi
Një helmim në masë në Siberi ka çuditur botën mbarë për shkak se viktimat të cilët mendohen të jenë gati 100 kanë pirë solucione kozmetike në vënd të alkolit.

Mësohet se viktimat e kanë ngatërruar lëngun e bardhë me alkool dhe vetëm pasi e kanë konsumuar kanë kuptuar se diçka nuk shkonte me organizmin e tyre.

Të paktën 49 persona të grupmoshave 35 deri 50 vjeç, kanë vdekur dhe 16 janë shtruar në spital pasi kanë pirë një locion kozmetik që përmban metanol për pastrimin e banjës, edhe pse në etiketë lexohej qartë që solucioni nuk ishte i pijshëm.

“Pavarësisht nga paralajmërimi, – thuhet në një komunikatë të Komitetit investigues lokal, – qytetarët kanë konsumuar produktin sikur të ishte alkool”.

Sipas hetuesve, në përbërje të produktit përveç të tjerash u gjet edhe metanol. Ky produkt është parë nga shumë përdorues të alkoolit si një alternativë e mirë për shkak të çmimit të ulët me të cilin tregtohej në treg.

Produktet e prodhuara në kushte shtëpiake shihen shpesh si alternativat më të lira për pijedashësit në ish-Bashkimin Sovjetik.

E ndërsa varësia ndaj alkoolit është e zakontë, ky i sotmi përbën edhe një prej incidenteve më vdekjeprurëse në vite të tëra./albeu.com/

Shtuar më 27/12/2016, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori