Lufta në Ukrainë, ushtria amerikane dhe ruse krijojnë linjë komunikimi

Pentagoni ka krijuar një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes për të parandaluar gabimet, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin e situatës në rajon, në një kohë që pushtimi i Ukrainës nga Rusia po vazhdon.

Lajmi u publikua nga Reuters duke cituar një zyrtar amerikan.

“Departamenti i Mbrojtjes krijoi më 1 mars një linjë de-konflikti me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë me qëllim të parandalimit të gabimeve e incidenteve ushtarake”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane në kushte anonimiteti.

Lajmi fillimisht ishte raportuar nga NBC. Kjo është diçka pozitive në këtë situatë të tensionuar, pasi pritet të sjellë një koordinim më të mirë mes palëve./albeu.com/


Shtuar 3.03.2022 21:17