Felaj ndërpreu seancën, Berisha LIVE: Fikeni mikrofonin, unë kam të mrekullueshmin Facebook (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha nuk ka pranuar ndërprerjen e seancës plenare nga Ermonela Felaj duke pushtuar fillimisht foltoren e Kuvendit bashkë me deputetët që e mbështesin. Pas debatesh dhe ndërprerjes së seancës, Berisha ka nisur fjalimin e tij pikërisht nga foltorja, por tashmë jo me mikrofonin dhe kamerat e Kuvendit, por nga Facebook-u i tij.

Sali Berisha: Afera nga më të pistat me të cilat kam me qindra telefonata. Flet në emër të vasalit të Vuçiç dhe Putin. E vërteta është se Rama është avokati numër 1 i Vuçiç dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksioner me Ramën në Portin e Durrësit. Këto detyrojnë opozitën që të mbajë një qëndrim tjetër në parlament.

Ky parlament duhet të mos ekzistojë më, të marrë fund, ndaj se sot ju garantoj se do të jetë ditë në lartësinë e 12 nëntorit por ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamentit, bota do e marrë vesh se hajdutët në pushtet janë të aftë të kryejnë çdo krim. Këto janë të vërteta, fikeni sa të doni mikrofonin, po ja është mrekullia e Facebook, që të futem kudo.Unë ftoj, hapeni parlamentin, ja iku zonja Xhaçka, investitorja jonë

Ulusi je bërë famoz, vetëm 2 mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar. Të sjell këtu si binjak i Spiropalit.


Shtuar 17.11.2022 11:11