Diplomati
Petrit Bushati do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në
Maqedoni.
Propozimi për kandidaturën e tij është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Shqipërisë. Kandidatura e Bushatit ka marrë një mbështetje të gjërë, për shkak të njohjes së tij me zhvillimet në rajonin e Ballkanit.
Diplomati
Petrit Bushati, më parë ka qenë
ambasador në Suedi gjatë viteve 1988-1991,
ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe
ambasador në Beograd në vitet 2002-2006.
Bushati do të zëvendësojë ambasadorin aktual Arben Çejku, i cili ka marrë vlerësime pozitive nga Komisioni për politikë të Jashtme i Shqipërisë, për aktivitetin diplomatik të zhvilluar në Shkup.
Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë Arta Dade, është shprehur se Ambasadori aktual në
Maqedoni Arben Çejku, nuk është shkarkuar por i ka mbaruar mandati. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014,
ora 14:34