E FUNDIT/ Eleminuan ish-policin Santiago Malko, ndalohet një person
Pësoi atak kardiak gjatë seksit, kompania shpallet fajtore për vdekjen e punonjësit
Një kompani franceze është shpallur përgjegjëse për vdekjen e një punonjësi i cili pësoi atak kardiak ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me një të huaj gjatë një udhëtimi pune.

Një gjykatë në Paris vendosi se vdekja e punonjësit ishte aksident në punë dhe familja kishte të drejtë për kompensim.

Firma argumentoi se burri nuk po kryente detyra profesionale kur shkoi në dhomën e hotelit të gruas.

Por sipas ligjit francez një punëdhënës është përgjegjës për çdo aksident që ndodh gjatë një udhëtimi pune, thanë gjykatësit.

Burri, i quajtur Xavier X, punonte si inxhinier për TSO, një kompani e shërbimeve hekurudhore me bazë afër Parisit.

Ai vdiq në një hotel gjatë një udhëtimi në qendër të Francës në 2013, si rezultat i asaj që punëdhënësi e konsideroi një marrëdhënie jashtëmartesore me një të huaj.

Kompania kundërshtoi që vdekja të konsiderohet si aksident në vendin e punës.

Por gjykata e Apelit vendosi që një punonjës gjatë një udhëtimi pune ka të drejtë për mbrojtje sociale gjatë gjithë kohës së misionit të tij, pavarësisht rrethanave.
Shtuar më 11/09/2019, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori