Diego Costa zëvendëson Duvan Zapatan?

Lëndimi i rëndë i pësuar të dielën e kaluar nga sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata në disfatën (2-1) të skuadrës së Gian Piero Gasperini ndaj Cagliarit mund t’i hapë gjerësisht dyert e skuadrës së Bergamaskos për Diego Costa (33 vjeç), pa ekip.

Gjatë merkatos së dimrit të kaluar, ai ëndërroi për një rikthim të mundshëm të Costa në La Liga për të përforcuar frontin e sulmit të skuadrave si Cadiz ose Elche, si dhe në Serie A te Salernitana.

Nëse informacionet e TuttoSport konfirmohen dhe realizohet kalimi i tij në Atalanta. sulmuesi veteran do të niste kështu një aventurë të re në futbollin evropian, ku performoi në një nivel të lartë për Atletico Madrid dhe Chelsea. /albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 20:11