A do të ketë marrëveshje? Sot raundi i ri i bisedimeve Rusi – Ukrainë

Një raund i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të nisë në orën 10:30, me orën lokale, sot në mëngjes, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Shpresat për përparim diplomatik janë ngritur pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak kishte thënë më parë se negociatat e fundjavës ishin “konstruktive”,  vlerësimi më optimist deri më tani.

“Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”, tha Podolyak. “Mendoj se ne do të arrijmë disa rezultate fjalë për fjalë brenda disa ditësh”.

Bisedime të veçanta midis SHBA dhe Kinës do të mbahen gjithashtu të hënën, ndërsa shqetësimet rriten mbi mundësinë e dërgimit të ndihmës nga Pekini në Rusi./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 08:16