Për tu marrë shembull, Portugalia u jep nënshtetësinë azilkërkuesve për shkak të pandemisë

Portugalia ka vendosur tu japë nënshtetësinë të gjithë emigrantëtvedhe azilkërkuesit që ishin në proces verifikimi.

Ky vendim është marrë me qëllim parandalimin e koronavirusit, dhe synon t’u japë kujdes shëndetësor dhe mbulim me sigurime të gjithë personave.

Numri i personave të infektuar në Portugali arriti 5962 këtë të diel, me 119 vdekje në total, përfshi një djalë 14-vjeçar që kishte probleme të tjera shëndetësore.

Policia ka marrë masa të ashpra për të siguruar që po respektohet distancomi social, dhe në Porto e Lisbonë kanë vënë në punë edhe dronët.

Ushtria në kryeqytet ka nisur të shpërndajë ushqim për të pastrehët, ndërkohë që vendi përpiqet të përballet me koronavirusin që ka detyruar gjysmën e botës të mbyllet në shtëpi.

Ata që kanë aplikuar për nënshtetësi, do ta marrin brenda datës 1 korrik, sipas një njoftimi qeveritar.

Richard Danziger, drejtori rajonal i OKB-së për emigrimin, e përshëndeti vendimin dhe tha se njerëzve nuk duhet t’u hiqet e drejta për të pasur shërbim shëndetësor, vetëm sepse nuk është përfunduar ende procesi i aplikimit.

Ministri i brendshëm, Eduardo Cabrita, tha se është e rëndësishme që t’u garantohen të gjitha të drejtat personave më të brishtë, siç është rasti i emigrantëve.

“Është detyrë e shoqërisë që të ofrojë solidaritet në kohë krize, e për t’u siguruar që edhe emigrantët të kenë mbulim shëndetësor”, shpjegoi ai.


Shtuar 29.03.2020 16:39