Tre rusë tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Armëve në Gramsh, kapen nga anti-terrori, por bëjnë për spital ushtarët tanë

Tre shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

I kontaktuar nga Abc, Drejtori u Uzinës së Armëve në Gramsh, Lorenc Zani, theksoi se 3 persona janë afruar pranë Uzinës, dhe në momentin që janë pikasur nga ushtarët ka patur një përplasje fizike mes tyre.

Gjatë përleshjes dy nga ushtarët shqiptarë kanë mbetur të plagosur, pasi një nga personat civilë ka përdorur spraj ndaj tyre.

Ndërkohë që Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, kreshnik Ajzai, ka konfirmuar, se tre personat që kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve janë shtetas rusë.

Sipas Prokurorit Ajazi ata dyshohet të jenë agjentë, ndërkohë që ngjarja po hetohet nga antiterrori./Abcnews.al/


Shtuar 20.08.2022 21:38