Përqafimet sjellin përfitime shëndetësore, ekspertët tregojnë pse duhet të përqafohemi më shumë
Një ekspertët dhe terapeutiste, Virgina Satir ka deklaruar se ne kemi nevojë për 4 përqafime për të mbijetuar, 8 përqafime për të mirëmbajtur vetën, dhe 12 përqafime për rritje.

Përqafimet janë një mënyrë universale për të treguar emocionet, dashurinë, lumturinë dhe madje edhe mërzitjen. Me sa duket përqafimet nuk duhet t’i falenderojmë vetëm si një ndjenjë e ngrohtë kur jemi në duart e dikujt tjetër, por edhe për një numër të madh përfitimesh që kanë të bëjnë me gjendjen dhe shëndetin fizik dhe psikologjikë.

Përqafimet kontribuojnë në një sistem më të mirë imunitar

Përqafimet njihen si mënyrë e mirë për të luftuar stresin. Mirëpo, kjo nuk është vetëm një përfitim fizikë që na sjellin përqafimet. Një studim i mbajtur në Universitetin e Pitsburg në bashkëpunim me atë të Mellon, ka treguar se mbështetja e të tjerëve me përqafime ulë rrezikun e atyre personave për të sëmurë, raporton “Bright Side”.

Përqafimet përmirësojnë sistemin tuaj nervor

Përqafimet ulin ndjenjën e vetmisë, i lufton frikat që i kemi brenda dhe na ndihmon në vetëbesimin tonë.

Përqafimet promovojnë shtypje më të mirë të gjakut

Sipas një studimi tjetër në Universitetin e Karolinës në Amerikë, është vërtetuar se përqafimet për zemrën e njëri tjetrit.

Përqafimet ju bëjnë të ndiheni më të lumtur

Oksiotina është i vetmi hormon që është përgjegjës për të na bërë të lumtur dhe të lidhur me të tjerët. Zakonisht quhet edhe hormoni i përqafimit, sepse kur përqafohemi rritet niveli i këtij hormoni.


Përqafimet e zhdukin dhembjen

Një studim i mbajtur në Nju Jork ka treguar se disa forma të prekjes largojnë dhimbjen.



/Lajmi.net/


Shtuar më 08/11/2019, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori