Përleshja vdekjeprurëse e gjigantëve të oqeanit (VIDEO)
Pëlqej
Këto pamje të rralla të marra me dron tregojnë momentin kur një grup orkash ndjekin dhe vrasin një balenë të vetmuar.

Nënat e gjashtë orkave, të rinj dhe të rritur, shihen duke ndjekur dhe rrethuar balenën “minke”, para se ta shqyejnë atë.

Skena e gjuetisë u filmua në Gjirin Avachinsky të Oqeanit Paqësor në brigjet e Siberisë së largët lindore.

“Ishte e pabesueshme të shihej gjuetia- ata janë mjaft të rrallë për t’u parë. Zakonisht shohim orka të tjera që ushqehen me peshk, por asnjëherë me balenë”, tha fotografi i kafshëve të egra Mike Korostelev. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori