Makina gati për atentat në Elbasan, policia gjen pasaportën e një personi nga Fushë-Kruja

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me makinën e dyshimtë “BMË X6” që u gjet mëngjesin e djeshëm në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë stadiumit “Elbasan Arena” në zonën e quajtur “Ish-konservimi”.

Në makinë u gjetën katër armë zjarri ( 3 kallashnikovë dhe një pistoletë) dhe lënde djegëse, të bëra gati për kryerjen e një atentati mafioz.

Albeu.com mëson se policia ka arrestuar sot një shtetas nga Fushë-Kruja, pasi në vendin e ngjarjes u gjet pasaporta e tij.

Ndërkohë që prej ditës së djehsme disa persona janë shoqëruar në polici për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ende nuk ka një emër të konfirmuar se kush mund të ishte shënjestra e atentatit ndërkohë që as për pronësinë e automjetit BMË X6 nuk ka një emër.

Kujtojme se vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit në zonëne e stadiumit “Elbasan Arena”, ku jetonte Erion Alibeaj, i arrestuar nga policia pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt./albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 10:13