Përgatituni, kjo është vajza më e bukur në botë
Pëlqej
Një vajzë pesë vjeçare është cilësuar si “vajza më e bukur në botë”, pasi një fotograf shpërndau fotot e saj në llogarinë e tij në Instagram.

Jare, nga Nigeria, u fotografua nga Mofe Bamuyiëa i cili shpërndau tre portrete mahnitëse të vajzës.


Në imazhe shihet vajza e vogël, e paraqitur në një mjedis të thjeshtë, ku bien në pah sytë e saj të mëdhenj dhe lëkura e përkryer, si edhe flokët e veçantë.

Fotografi Mofe shkruan përbri fotove: “Po ajo është njeri! Ajo është gjithashtu një engjëll!”

Ndjekësit në Instagram kanë dhënë me mijëra komplimente për vogëlushen dhe fotot e saj kanë marrë rreth 16,000 pëlqime.
Shtuar më 22/09/2018, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori