Për Vitin e Ri sytë nga qielli, do të shfaqet Superhëna
Viti i ri Superhënë e re. 2018, në fakt, do nisë me pamjen e magjishme të hënës, që do të prekë distancën minimale nga Toka (perigeo) më 1 janar në 22.56; disa orë më vonë, ajo do të arrijë në fazën e plotë dhe do të duket pak më e ndritshme dhe pak më e madhe se zakonisht.

“Kjo është Superhëna e dytë e një serie të tretë radhazi, që filloi më 3 dhjetor dhe do të përfundojë me atë të 31 janarit, kur do të ketë edhe një eklips, fatkeqësisht jo të dukshëm nga Italia”, shpjegon Gianluca Masi, astrofizikant, përgjegjës i projektit të Teleskopit Virtual.

Përkufizimi i Superhënës- Quhet Superhëna si Hëna e Plotë dhe Hëna e Re, kur ndodhet afër perigeos hënore, domethënë me satelitin tonë në distancën minimale nga Toka. Hëna përshkruan një orbitë të mrekullueshme eliptike rreth planetit tonë, kështu që distanca e tij prej nesh nuk është konstante, por luhatet midis një vlere minimale (perigeo) dhe një vlere maksimale (apogeo).

Përkufizimi, në vetvete, nuk ka vlerë shkencore: në astronomi preferojmë të flasim për Hënë të Plotë në Perigeo, por termi Superhëna padyshim ushtron hijeshinë e vet.

Superhëna e Vitit të Ri, do të jetë më e madhja e 2018: do të arrijë në fakt distancën minimale nga Toka (perigeo), kur do të gjendet 356.565 kilometra (kundër një distance të mesme të pak më shumë se 384.000); pak orë më vonë , do të jetë edhe në fazën e plotë, “koinçidencë) kjo që gjerësisht quhet Superhëna.

Sateliti ynë do të shfaqet pak më i ndritshëm dhe pak më i madh se zakonisht. “Do të jetë gjithashtu më e afërta dhe prandaj, – shton Masi – më e madhja e të trejave, (rreth një mijë kilometra më afër se ajo e 3 dhjetorit) dhe e gjithë 2018, që na rezervon vetëm dy Superhëna të reja, pra të padukshme, megjithëse dallimi është shumë modest dhe i padukshëm. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori