U lëndua teksa priste dru, shqiptari ndërron jetë në spital

Një burrë ka ndërruar jetë ditën e sotme në Deçan si pasojë e plagëve që ka marrë gjatë prerjes së drurëve në pyll.

Policia njofton se vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor të cilët po kryenin edhe autopsinë e tij.

Njoftim policie

Një mashkull banues në Kosovë, dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com