Babai dhunën vajzën e mitur, policia e arreston, në pranga edhe 9 të tjerë në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale duke filluar nga vjedhja, shitja e kokainës e te dhuna ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Lezhë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J, 57 vjeç, pasi me datë 26.10.2021 dhe 27.10.2021 ka vjedhur portofolat e shtetasve Sh. L dhe E. M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjesh banesash në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. L, 53 vjeç, pasi u kap nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit D. R, 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 27.10.2021, ka vjedhur motomjetin e shtetasit Xh.K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. M, 16 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera(vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varse floriri dhe dy aparate celular).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H, 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve: I. F, 50 vjeç, A. K, 47 vjeç dhe N. Th, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 10:30