Për iPhone 6, firmat e veshjeve vijnë me risi
Teknologjia absolutisht që na ka ndryshuar rrjedhën e jetës, por stilistët janë të parët që janë të shënjestruar për të gjetur një zgjidhje të artë. Teksa jemi të prirur të pajisemi me celularët më të fundit, duket se ne nuk marrin parasysh përmasat e tyre, duke na penguar që ti fusim në xhepin tonë.

Por kjo gjë tashmë është marrë seriozisht, ku firmat e veshjeve do të bëjnë xhepa më të mëdhenj për iPhone 6. Stili i veshjeve gjithmonë i është përshtatur teknologjisë dhe tani kompanitë kryesore të modës po krijojnë xhepat e pantallonave të tyre sipas masës së celularëve të rinj.

Lëvizja ka mjaft gjasa të kete te bëjë me debatet e “shtrembërimit” të iPhone 6 në xhepat e xhinseve të klientëve, si dhe tendencën gjithnjë e ne rritje te zmadhimit te përmasave të ekraneve. Në fakt janë të shumtë tipet e celularëve inteligjentë të cilet nuk qëndrojnë në xhepat e xhinseve tradicionale. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori